Aktualitet

Jo vetëm temperaturë dhe kollë, mjeku Prifti tregon dy simptomat që nuk dinim për pacientët e infektuar me koronavirus: Bi

23 Mars 2020, 21:56 Nga DOSJA
Jo vetëm temperaturë dhe kollë, mjeku Prifti tregon dy simptomat

TIRANË– Mjeku Edvin Prifti është shprehur se njerëzit e prekur nga Covid-19 kanë edhe dy simptoma të tjera, përveç kollës, temperaturës dhe të gjitha atyre që janë deklaruar tashmë në media. I ftuar në “Opinion”, Prifti tha se pacientët shprehin dhe ankohen edhe për mungesën e shijes dhe të nuhatjes.

“Ka edhe dy ankesa të tjera, mungesën e shijes dhe të nuhatjes. Është gjë e mirë të dërgohen për të bërë teste direkt. Specialistët e kësaj fushe kanë shpjeguar faktin se si disa njerëz bien direkt në tokë. Sipas studimeve, ky virus shkon dhe depozitohet në sinapse dhe në një moment që kushtet kushtet riaktivizohen ti del pozitiv. Ndërkohë që më parë ke qenë negativ. Kjo shpjegon edhe ripërsëritjen e sëmundjes, si ratet e shumta që kanë dalë në botë,”- tha Prifti më tej.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edvin prifti koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi edvin prifti koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll