Aktualitet

Rreziku i koronavirusit tek të rinjtë, kirurgu Prifti jep shifrat: 20% e të infektuarve në botë janë nën 45 vjecc, s̵

23 Mars 2020, 21:41 Nga DOSJA
Rreziku i koronavirusit tek të rinjtë, kirurgu Prifti jep shifrat: 20%

TIRANË– Kardio-kirurgu Edvin Prifti deklaroi se edhe moshat e reja janë të rrezikuara nga koronavirusi. I ftuar në emisionin “Opinion”, Prifti u shpreh se sipas shifrave të raportuara nga BE dhe SHBA, 20% e të shtruarve në terapi intensive nga COVID-19 i përkasin moshave nga 20-45 vjec.

“Sipas raportimeve sidomos të BE dhe SHBA kemi rritje të moshave të reja. Dje u shënua një vdekje e një 17 vjecareje dhe sot në SHBA u paraqit një 12-vjeccare në stadet terminale të sëmundjes. Situata është e tillë që edhe në vendet e BE, ashtu si dhe në Kinë përqindja më e madhe është në moshat e treta, por ka filluar të rritet përqindja e pacientëve të rinj. Në SHBA dhe BE, 20 përqind në terapi instensive janë të moshës 20-45 vjec. Ndërkohë që 20% e atyre që kanë ndërruar jetë nga kjo sëmundja janë të moshës nga 40-64 vjec. Ka një rritje edhe në moshat e reja. askush nuk është i parrezikuar,”- shtoi më tej Prifti.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edvin prifti koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi edvin prifti koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll