Politike

Protesta, Bardhi: Nga policia nuk kam marrë asnjë mesazh, nuk na tremb dot Sandër kimiku

21 Mars 2019, 11:45 Nga DOSJA
Protesta, Bardhi: Nga policia nuk kam marrë asnjë mesazh, nuk na tremb

Tiranë-  Protesta e opozitës para Parlamentit vijon për më shumë se 3 orë.  Herë pas herë protestuesit tentojnë të çajnë gardhin e policisë. Nuk mungojnë shashkat, vuvuzelat, gurët, bidonat plastikë që hidhen në drejtim të Policisë nga protestuesit.  “Rama ik, Rama ik”, janë thirrjet e protestuesve para Parlamentit.

Bardhi ka komentuar thirrjen e policisë që nga protesta të largohen personat me maska. Ai është shprehur se nuk ka marrë asnjë mesazh nga Policia.

“Nuk kam dëgjuar asnjë paralajmërim nga policia, në telefonin tim nuk ka asnjë mesazh, nuk ka dhunë nga protestuesit. Po të mo ishin me uniformë , policët  do të ishin me ne se vuajnë të njëjtat prombeleme. I bëj të fala Sandër Lleshajt, po as Sandër kimiku, asnjë tjetër nuk i tremb dot protestuesit.”, u shpreh Gazmend Bardhi.

Fjala e plotë:

As Sandër Kimiku e askush tjetër poshtë tij nuk mund t’u mohojë shqiptarëve të drejtat që i kanë fituar që para 30 vitesh. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, në një intervistë nga sheshi i protestës përgënjeshtron deklarimet e policisë se ka marrë njoftime zyrtare se në protestë po ndodhin akte dhune e se do ndërhyhet për shpërndarjen e protestës.

Pyetje: Zoti Bardhi, në disa raste policia ju është drejtuar ju si organizator i protestës. Pas protestës, keni frikë për ndonjë veprim tjetër të policisë?

Bardhi: Unë nuk kam dëgjuar gjë. Në telefonin tim nuk ka asnjë thirrje nga Policia e Shtetit. Asnjë akt dhune nuk është ushtruar nga protestuesit, ju jeni dëshmitarë. Ne jemi këtu, policia të mos provokojë. Ne nuk kemi asgjë me punonjësit e policisë, ata janë sigurisht në të njëjtin hall që ka secili prej protestuesve, janë në kushte të njëjta, familjet e tyre nuk kanë bukë për të ngrënë njësoj si protestuesit që janë në shesh, dhe të garantoj se shumica e tyre, nëse nuk do të ishin me uniformë, do të ishin përkrah nesh, sepse vuajnë nga e njëjta problematikë që vuan çdo shqiptar që është sot në shesh, i shkaktuar nga ata njerëz që janë mbyllur në atë godinë dhe po detyrohen me zor të flasin. Por kam përshtypjen që nuk dinë çfarë janë duke folur.

Pyetje: A keni frikë zoti Bardhi për masat që mund të merren nga policia?

Bardhi: Asnjë frikë. M’u bëj të fala nga Sandër Lleshaj e gjithë strukturës poshtë tij. Sa kohë që e drejta e protestës është një e drejtë që shqiptarët e kanë fituar 30 vite më parë, as Sandër Kimiku e askush tjetër poshtë tij, as ndonjë militant i PS që ka marrë drejtimin e Policisë së Shtetit gjatë kësaj periudhe nuk mund t’i trembë – mua jo e jo – por as protestuesit e as qytetarët. Ne do të jemi këtu për të mbrojtur demokracinë, për të mbrojtur të drejtat që kemi fituar 30 vite më parë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gazmend bardhi protesta e opozitës 21 mars 2019 protestuesit me maska gazmend bardhi protesta e opozitës 21 mars 2019 protestuesit me maska

Sondazh

Poll