Bota

Rritet bilanci/ 54 viktima në 24 orët e fundit, shkon në 335 numri i të vdekurve në Britaninë e Madhe

23 Mars 2020, 18:02 Nga DOSJA
Rritet bilanci/ 54 viktima në 24 orët e fundit, shkon në 335

BRITANI– Në Britaninë e Madhe numri i viktimave është rritur me 54 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin total të viktimave në 335.

Për këtë shkak kryeministri britanik, Boris Johnson do të mbajë një fjalim televiziv, ndërkohë që situata është alarmante për të folur për rregullat e forta që duhet të zbatojnë qytetarët.

Masat vijnë nga Johnson pasi numri i viktimave u rrit me 54 brenda një dite të vetme.

Ndërkohë Sekretari i Shëndetit, Matt Hancock ka theksuar në fjalën e tij  se një vendim për masat shtrënguese pritet  të vijë shumë shpejt, për të mos lejuar daljen e qytetarëve jashtë  shtëpive të  tyre.

Edhe ekspertët i kanë bërë thirrje kryeministrit Johnson se ai duhet të bëjë më shumë për të parandaluar vdekjet e tepërta nga koronavirusi dhe thanë që strategjia e tij aktuale nuk është e mjaftueshme.

Ndërsa një grup tjetër ekspertësh kanë bërë thirrje që të zbatohet racionimi i ushqimit, duke sugjeruar që një shtetrrethim i zbatuar nga policia ishte e mundur, në përputhje me masat e marra edhe në vendet e tjera që janë prekur nga COVID-19.

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 16 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.

Burimi: independent

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson britani e madhe koronavirusi ne britani boris johnson britani e madhe koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll