Bota

Sulmohet nga hakerat qendra e testimit për vaksinën COVID-19, zbulohen të dhëna për një pacient

23 Mars 2020, 17:56 Nga DOSJA
Sulmohet nga hakerat qendra e testimit për vaksinën COVID-19, zbulohen

SHBA- Qendra e Testeve të Vaksinave që zbulojnë nëse një pacient është i prekur nga COVID-19 apo jo është goditur nga një sulm kibernetik, ku mësohet se janë vjedhur dhe shumë të dhëna. Lajmi është bërë publik sot nga Forbes, media e cila shkruan se qendra mjekësore është goditur nga një grup hakerash, të cilët më parë kishin premtuar se nuk kishin si synim sulmet në strukturat mjekoësre.

Pas kësaj ngjarje ka ardhur një reagim nga Malcolm Boyce, drejtori klinik i Hammersmith Medicines Research, i cili ka bërë me dije se sulmi është zhvilluar në 14 mars, por tashmë sistemi është vendosur sot në punë. Mësohet se ata kanë vjedhur të dhëna për një viktimë dhe më pas duke i publikuar ato në internet, në ‘Dark Web’.

FBI ka paralajmëruar tashmë për një rritje të konsiderueshme të mashtrimeve me postime për COVID-19, dhe ka paralajmëruar punonjësit e kujdesit shëndetësor sistem të ri të Windows që përdor koronavirusin si karrem.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota qendra e testeve të vaksinave qendra e testeve të vaksinave

Sondazh

Poll