Bota

Rritet bilanci/ Shkon në 35 numri i të infektuarëve me koronavirus në Kosovë

23 Mars 2020, 15:59 Nga DOSJA
Rritet bilanci/ Shkon në 35 numri i të infektuarëve me

KOSOVË– Ditën  e sotme në Kosovë janë regjistruar  edhe 2 persona të  tjerë me koronavirus duke e çuar  numrin total në 35.

Lajmi është bërë me dije nga  Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë,  ku deklaron se nga 20 mostrat e dyshuara për virusin COVID-19, dy prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Gjithashtu më tej në njoftimin zyrtar raportohet se këto dy raste janë: një 44-vjeçar nga fshati Petrovë komuna e Shtimës, dhe një 39-vjeçare nga Prishtina.

Deri më tani numërohen 35 persona të prekur nga koronavirusi në Kosovë.

“DY RASTE TË KONFIRMUARA ME COVID-19! Sot me 23.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar njëzet (20) mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy (2) prej tyre janë pozitive.Dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Petrovë komuna e Shtimes, e gjinisë mashkull me moshë 44 vjeç dhe tjetra me vendbanim në Prishtinë nga komuna e Prishtinës e gjinisë femër e moshës 39 vjeç. Nga data 08.02.2020 deri me 23.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 604 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e pesë (35) raste kanë rezultuar pozitive. Nga data 01.02.2020 deri me 23.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 16.756 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.015 udhëtarë, Merdare 5.202, Vërmicë 4.395, Jarinje 1.188, Dheu i Bardhë 985, Hani i Elezit 2.157, Kullë 1.070, Qafë Morinë 47, Bërnjak 499, Qafë Prush 35, Muçibabë 162 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.”- thuhet në  njoftim.

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll