Bota

Ulet numri i viktimave në Itali/ 602 të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19, 6077 në rang kombëtar

23 Mars 2020, 17:13 Nga DOSJA
Ulet numri i viktimave në Itali/ 602 të vdekur në 24 orët e

ITALI– Ditën e sotme Italia ka shënuar 602  viktima duke e çuar numrin total të të vdekurve në 6077  .

Ndërkohë nga raportimi i fundit i autoriteteve vendase është mësuar se numri i të infektuarëve ka shkuar 63,927.

Italia prej ditësh ka parë një rritje të ndjeshme të numrit të viktimave. Për dy ditë u rregjistruan mbi 400 të vdekur, të premten ishin 627 viktima, të shtunën ishte një shifër e frikshme prej 793 të vdekur, të  dielën u shënuan 651.

Krahasuar me një ditë më parë numri i viktimave në Itali ka rënë, një shenjë e mirë kjo që ndoshta tregon se në ditët në vazhdim gjendja mund të përmirësohet. Edhe numri i rasteve të reja të personave të infektuar është ulur, sot janë regjistruar rreth 3780 në të gjithë territorin e Italisë.

Këto shifra të larta që po shënohen çdo ditë  kanë  bërë që italia  t’ia kalojë edhe Kinës për nga numri i të vdekurve nga koronavirusi.

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 16 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.

Burimi: Corriere.it

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll