Bota

E gjithë bota e izoluar por Florida thyen rregullat/ Njerëzit mblidhen bashkë dhe festojnë ne det

23 Mars 2020, 17:29 Nga DOSJA
E gjithë bota e izoluar por Florida thyen rregullat/ Njerëzit mblidhen

FLORIDA- Edhe pse bota është e izoluar nga sëmundja  e koronavirusit në Florida nuk eksizton kjo krizë, pasi ata kanë thyer të gjitha rregullat e vendosura nga shteti.

Për ta ka ardhur pranvera dhe kanë dalë që të festojnë. Në një video të publikuar nga mediat e huaja shihet se ata nuk respektojnë rregullat për të qëndruar në distancë nga njëri-tjetri, përkundrazi ata janë mbledhur në grupe duke lëndruar me varka mbi det dhe duke shijuar diellin.

Një imazh tregon të paktën 15 varka afër njëra-tjetrës në mes të ujit, ndërkohë që njerëzit festojnë dhe duken mjaft të lumtur.

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.

Burimi: Dailymail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll