Bota

Tragjike/ Të paktën 23 mjekë italianë kanë vdekur nga koronavirusi

23 Mars 2020, 16:52 Nga DOSJA
Tragjike/ Të paktën 23 mjekë italianë kanë vdekur nga

ITALI– Numri i mjekëve që kanë vdekur në Itali që prej fillimit të epidemisë së koronavirusit është rritur në 23, tha sot federata italiane e mjekëve.

Fatkeqësisht, lista e trishtuar e mjekëve vdiqën gjatë epidemisë Covid-19 është duke u rritur. Ndërsa të dhënat zyrtare të punonjësve shëndetësorë të infektuar rriten çdo orë e më tepër, shumë mjekë vdesin befas, edhe nëse shkaku i vdekjes nuk i atribuohet drejtpërdrejt virusit, thotë federata në një deklaratë në faqen e saj të internetit.

Rreth 19 nga 23 mjekët e vdekur kanë punuar në rajonin e Lombardisë, me të infektuarit nga koronavirusi. Katër të tjerët kanë punuar në Napoli, Emilia Romagn dhe Marche.

Rreth 4,824 punonjës shëndetësorë janë infektuar nga koronavirusi,  sipas raportit të fundit të institutit.

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 23 mjekë vdesin nga covid-19 koronavirusi ne itali 23 mjekë vdesin nga covid-19 koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll