Bota

Bilanc tragjik në Spanjë/ 2206 të vdekur, në karantinë edhe kryeministri Sánchez

23 Mars 2020, 16:41 Nga DOSJA
Bilanc tragjik në Spanjë/ 2206 të vdekur, në karantinë

SPANJË– Spanja është një  tjetër vend  i goditur fortë nga koronavirusi. Pas Italisë, ajo është vendi i dytë më i goditur nga COVID-19  ku ditën e sotme  numri i viktimave ka shkuar në 2006, ku për 24 orët e fundit  kanë vdekur  434 persona.

Gjithashtu mediat e huaja kanë shkruar se edhe  zv/kryeministri i vendit, është prekur nga COVID-19, Calvo Soffre por është shëruar.

Nga ana  tjetër edhe kryeministri Pedro Sánchez është  futur në karantinë sepse bashkëshortja e tij  kishte takuar një të prekur nga virusi.

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.

Burimi: english 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje pedro sánchez koronavirusi ne spanje pedro sánchez

Sondazh

Poll