Sport

Zyrtare: UEFA vendos shtyerjen e finaleve të Champions dhe Europa League

23 Mars 2020, 17:50 Nga DOSJA
Zyrtare: UEFA vendos shtyerjen e finaleve të Champions dhe Europa League

Nuk kishte askush dyshime se do të ndodhte, por tani kemi një vendim zyrtar.

Duke marrë parasysh situatën emergjente të shkaktuar në gjithë botën prej koronavirusit, UEFA sot ka vendosur të shtyjë dy finale të rëndësishme të futbollit europian. Bëhet fjalë për finalen e Champions League dhe finalen e Europa League.

Këto dy sfida ishin planifikuar të luheshin në maj, por me pezullimin e kampionateve (nuk dihet për sa kohë) nuk bëhet fjalë të ketë futboll të paktën deri nga mesi i prillit.

UEFA nuk ka dhënë data zyrtare, por burime të gazetave spanjolle në organin më të lartë të futbollit europian thonë se finalja e Champions League do të luhet më 27 ose 29 qershor.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport finale uefa vendime finale uefa vendime

Sondazh

Poll