Sport

FOTO/ U përfol se ishte prekur nga koronavirusi, mbrojtësi i Shqipërisë reagon në instagram: Ky profil është i…

23 Mars 2020, 10:18 Nga DOSJA
FOTO/ U përfol se ishte prekur nga koronavirusi, mbrojtësi i

Prej orësh po qarkullon lajmi ku përflitet se mbrojtësi i Kombëtares U-21, Leonardo Maloku ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Në profilin e “Facebook” që mbante të dhënat e lojtarit në status shkruhej, “Kam rezultuar pozitiv me koronavirus”.

Një gjë e tillë nuk rezultoi e vërtetë dhe menjëherë pas këtyre lajmeve, Leonardo Maloku reagoi në story e instagramit.

“Miq, ky profil i Facebook është vjedhur me kohë, po ju kërkoj një nder, ti bëni report në mënyrë që ky profil të mbyllet.Doja të sqaroja se nuk kam koronavirus dhe jam i neveritur nga këta njerëz sesi kanë guximin të jenë në gjendje të bëjnë shaka kaq serioze. Ju falenderoj”, mbyll postimin e tij Maloku.

Mbrojtësi aktivizohet në Spanjë, ku është pjesë e San Roque Lepe. Në të shkuarën ai ka luajtur në Itali, me Pescara-n, duke provuar ta aktivizohet në Serie B. Si dhe është aktivizuar në  Serie C, me Santarcangelo, Fano dhe Fermana.

(E.ç/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport koronavirusi ne sport leonardo maloku koronavirusi ne sport leonardo maloku

Sondazh

Poll