Sport

Gati operacioni me shkëmbim: Bayern blen Perisic, Inter merr mesfushorin

23 Mars 2020, 17:46 Nga DOSJA
Gati operacioni me shkëmbim: Bayern blen Perisic, Inter merr mesfushorin

Deri para një viti, lojtari më i shtrenjtë në historinë e Bayern-it ishte Corentin Tolisso. Klubi bavarez pagoi 42 mln euro për ta blerë nga Lyon.

Për fatin e tij të keq, francezi ka kaluar dy dëmtime shumë të rënda dhe nuk ka dhënë atë që pritej në Mynih. Drejtuesit e klubit rekordmen gjerman janë gati ta shesin në merkaton e verës për rreth 35 mln euro.

Interi është i interesuar për mesfushorin. Pritet që ai të përfshihet në një operacion me kroatin Ivan Perisic. Ky i fundit është i huazuar në Mynih dhe Bayern do ta blejë përfundimisht për 15-20 mln euro. Ndoshta do të kemi një shkëmbim me pagesë shtesë nga Interi.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern inter tolisso bayern inter tolisso

Sondazh

Poll