Sport

Pamje qesharake/ Notarja italiane bën not në krevat, ja si po e kalon karantinimin ajo (VD)

23 Mars 2020, 13:16 Nga DOSJA
Pamje qesharake/ Notarja italiane bën not në krevat, ja si po e kalon

ITALI– Gjatë këtyre ditëve të trishta të gjithë njerëzit janë mërzitur, demoralizuar për shkak të izolimit  në shtëpi nga përhapja e koronavirusit.

Por ka shumë njerëz që kanë gjetur mënyra praktike dhe mjaft të dobishme për të kaluar kohën në shtëpi.

Së fundmi notarja italiane, Federika Pelegrini, ka treguar përmes një video që ka publikuar në rrjetet sesi  ka  gjetur një mënyrë fantastike për t’u ndjerë mirë edhe e izoluar në shtëpi.

 

 

 

FEDE….FEDE…..SVEGLIATI…..HANNO DATO L’ANNUNCIO…… ??‍♀️??‍♀️??‍♀️??‍♀️ ……… ??‍♀️??‍♀️??‍♀️??‍♀️??‍♀️??‍♀️??‍♀️??‍♀️??‍♀️…….sdrammatizziamo un po’…..????

A post shared by Federica Pellegrini (@kikkafede88) on

Në video ajo shihet teksa ngrihet nga krevati në  dhomën e gjumit, e veshur me rrobat e notit, dhe vepron mbi krevat njësoj si pishinë për të “notuar”.

Me siguri kjo video ka frymëzuar shumë njerëz për  t’iu rikthyer sado pak buzëqeshjen, prandaj jini kreativë dhe gjatë këtyre ditëve në karantinë zbuloni më të mirën nga vetja juaj.

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport federika pelegrini federika pelegrini

Sondazh

Poll