Sport

Legjenda e Liverpool-it: Ky sezon është i pavlefshëm, Liverpool nuk duhet shpallur fitues

23 Mars 2020, 16:44 Nga DOSJA
Legjenda e Liverpool-it: Ky sezon është i pavlefshëm, Liverpool

Ish-lojtari i Liverpoolit, Joe Cole, ka zemëruar tifozët e kuq me një deklaratë të fundit. Ai ka folur në lidhje me situatën aktuale në Premier League, nxitur nga “ngrirja” e futbollit prej koronavirusit.

Klubi i tij është shumë pranë fitimit të titullit, por Cole mendon se ky sezon nuk mund të ketë një kampion, nëse nuk vijon deri në fund.

Mbrojtësi ka thënë se sezoni duhet të rifillojë ose të mos quhet. “Mendoj se sezoni duhet të nisë 1 orë e më parë. Ekipet duhet ta përfundojnë brenda 30 qershorit. Nëse nuk përfundon? Atëherë mendoj se më e drejtë do të ishte të rifillonte nga sezoni i ri. Të gjithë duan të fitojnë, por më e drejta do të ishte të riniste nga fillimi”, ka deklaruar Cole.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport joe cole liverpool premier league titulli joe cole liverpool premier league titulli

Sondazh

Poll