Sport

Milot Rashica drejt vendit ishullor, një tjetër klub anglez në garë për futbollistin!

23 Mars 2020, 12:33 Nga DOSJA
Milot Rashica drejt vendit ishullor, një tjetër klub anglez në

Werder Bremen nuk po kalonte një sezon të mirë dhe e ardhmja e Milot Rashicës duket larg klubit gjerman.

Interesimi në merkato për futbollistin e përfaqësueses së Kosovës nuk mungon, teksa pas Liverpoolit për të ka nisur të bëjë hapa konkretë një tjetër skuadër e Premier League, pikërisht Aston Villa.

Klubi nga Birninghami pritet të humbasë shërbimet e Jack Grealish në verë dhe kërkon ta zëvendësojë talentin e skuadrës së saj me Milot Rashicën. Gjithsesi për të mbrritur te Rashica, Aston Villa duhet të mposhtë konkurencën e Liverpoolit, por edhe të Borussias së Dortmundit, dy klubeve që kanë shfaqur shumë interes për të.

Werder Bremen e vlerëson kartonin e futbollistit kosovar rreth 35 milionë euro.

(E.ç/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport liverpool milot rashica werder bremen liverpool milot rashica werder bremen

Sondazh

Poll