Bota

Shënohet viktima e dytë në Maqedoninë e Veriut, shkon në 131 numri i të infektuarëve nga COVID-19

23 Mars 2020, 15:40 Nga DOSJA
Shënohet viktima e dytë në Maqedoninë e Veriut, shkon

MAQEDONI E VERIUT– Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut  ditën e sotme, ka njoftuar se janë regjistruar 22 raste të reja të infektuar me Koronavirus.

Gjithashtu është bërë me dije se 15 raste janë regjistruar, në Shkup, katër në Dibër, dy në Kumanovë dhe një rast në Ohër. Numri në total i të infektuarëve ka shkuar në 131, ndërkohë fatëkeqësisht dy persona kanë humbur jetën.

Viktima e dytë është shënuar ditën e sotme ku bëhet fjalë për një 63-vjeçar nga Dibra, ndërsa viktima  e parë ishte një 57-vjeçare nga qyteti i Kumanovës.

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.

 (a.k.dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne maqedoni koronavirusi ne maqedoni

Sondazh

Poll