Bota

Rritet balanci i viktimave në Greqi,  humbin jetën 17 persona

23 Mars 2020, 15:19 Nga DOSJA
Rritet balanci i viktimave në Greqi,  humbin jetën 17 persona

GREQI- Numri i viktima nga koronavirusi në Greqi ka arritur në 17. Mësohet se viktima e fundit ka qenë një 64-vjeçar që humbi jetën në Spitalin Universitar të Patras. Ekspertët thonë se ai po luftonte me jetën që prej 11 ditësh por sot e humbi betejën.

Ndërkohë më herët ka humbur jetën një 78-vjeçar, i cili ishe shtruar në spitalin e Sotirias, humbi jetën në 5:30 të mëngjesit të së hënës.

Deri në këto momente, në Greqi janë 624 persona të prekur me COVID-19. Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.

Burimi:skai.gr

(a.k.dosja.al)

 

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll