Politike

Rama paralajmëron qytetarët: Mund të ketë shtrëngim masash

23 Mars 2020, 14:22 Nga DOSJA
Rama paralajmëron qytetarët: Mund të ketë shtrëngim

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot masa të reja shtrënguese kundër përhapjes së COVID-19, por nuk detajoi se për çfarë masash bëhej fjalë. Në një lidhje direkte me News 24, Rama është shprehur se dhe po të zbatojmë këto masa mund të mundim virusin edhe pse me dhimbje.

“Mund të bëjmë dhe ndonjë shtrëngim tjetër, por dhe nëse zbatojmë masat që kemi tani do ia hedhim me humbje, por jo me humbje dhe aq dhimbje të madhe. Orari i daljes sot duket se funksionoi pasi ne kemi monitoruar çdo gjë dhe nuk kemi parë krijim radhës si në ditët e tjera.”, u shpreh Rama.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Politike 23 Mars 2020, 08:03

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ofruar ngushëllimet për dy familjet që humbën të afërmit e tyre nga koronavirusi. Me anë të një pos...