Politike

‘Dil nga shtëpia, mos rri në bunker!’/ Rama iu kthehet kritikëve: Mirë gomari që na ngordhi… Kujtoni kohën e tërmet

23 Mars 2020, 13:49 Nga DOSJA
‘Dil nga shtëpia, mos rri në bunker!’/ Rama iu kthehet

TIRANË– Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur kritikëve të tij në rrjet, të cilët e “sulmojnë” se qëndron në shtëpi.

Në fjalën e tij, Rama u kundërpërgjigj se në shtëpi qëndronte vetëm gjatë fundjavës, pasi respekonte të gjithë urdhërat që kishte lëshuar vetë. Gjithashtu Rama theksoi se gjatë kohës kur Shqipëria u trondit nga tërmeti kishte ndjenjur vetëm në terren me qytetarët dhe nuk kishte pasur kohë që të ndërronte as veshjet.

Miq, po iu flas nga dhoma e mbledhjeve ku kam bërë të gjitha komunikimet me ju javën e shkuar sepse këtu kemi instaluar kamerat. Këtu punoj gjatë javës. Po e bëj me telefon këtë mesazh që ta qepin gojën ata që më thonë dil nga shtëpia, mos rri në bunker. Kur i thonë asaj fjalës mirë gomari që na ngordhi por duhet të merremi dhe me mizat. Unë në shtëpi mbyllem në fundjavë si gjithë të tjerat sepse nuk i përkas rracës së keqe së atyre që thoni bëni si them unë por mos bëni si bëj unë.  Dhe kush e ka harruar kohën e tërmetit kur as xhupin nuk e ndërroja se mbeta rrugëve ditë-natë, le ta kujtojë dhe t’i lëri dënglat. Në një luftë si kjo trimëria ime është të jap shembullim. Detyra ime të jap shembull, dhe jo të dukem se nuk më ka munguar dukja që kur isha 10 vjeç dhe isha më i gjati i klasës,”-tha Rama.

Ndërkohë gjithashtu, kreu i qeverisë paralajmëroi qytetarët se kjo javë do të shënonte viktima dhe një përhapje më të madhe të pandemisë së koronavirusit në vend.  

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi rama u pergjigjet kritikave edi rama koronavirusi ne shqiperi rama u pergjigjet kritikave

Sondazh

Poll

Politike 23 Mars 2020, 08:03

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ofruar ngushëllimet për dy familjet që humbën të afërmit e tyre nga koronavirusi. Me anë të një pos...

Politike 23 Mars 2020, 06:29

Tiranë- COVID-19 tashmë është përhapur në shumë qytete të Shqipërisë.  Kryeministri Edi Rama është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe shpreshherë bën thirrje që...