Politike

Protesta e opozitës/ Mesazhi i Bashës nga Brukseli: Klika e qeverisë së krimit do të shembet nga themelet

21 Mars 2019, 09:28 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Mesazhi i Bashës nga Brukseli: Klika e

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ashtu si pritej, për shkak të axhendës dhe takimeve të rëndësishme që ka, nuk është i pranishëm sot në protestën e gjashtë të opozitës para Kuvendit, ku protestuesit janë mbeldhur sërish me thirrje te forta “Rama Ik”. 

Basha ka postuar videon e protestës live ne faqen e tij në Facebook, duke dhënë mesazhin e fortë se lufta është për një kauze të drejtë, dhe me sigurinë se “Klika e krimit e bërë njësh me qeverinë do të shembet nga themelet!”

Postimi i Lulzim Bashës:

Ne luftojmë për një kauzë të drejtë, për një qeveri të çliruar nga krimi dhe zgjedhje të lira. Klika e krimit e bërë njësh me qeverinë do të shembet nga themelet! 

Ditën e sotme opozita e bashkuar është mbledhur sërish para parlamentit, për të protestuar kundër qeverisë Rama. Në protestë ka patur përplasje mes policisë dhe protestuesve. (Lexo këtu) Teksa, në seancën e radhës, në parlament janë betuar tre deputetët e rinj: Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Koçiraj, një protestues i ka hedhur bojë të kuqe deputetit Ralf Gjoni para se ky të mbërrinte në Kuvend.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha protesta e opozitës 21 mars 2019 lulzim basha protesta e opozitës 21 mars 2019

Sondazh

Poll