Aktualitet

Përfundon liri-dalja! Ora 13:00, Policia dhe Ushtria patrullojnë çdo rrugë, mbaron lëvizja e lirë për qytetarët

23 Mars 2020, 12:41 Nga DOSJA
Përfundon liri-dalja! Ora 13:00, Policia dhe Ushtria patrullojnë

TIRANË– Përfundon lëvizja e lirë. Orari i caktuar nga qeveria për lëvizjen e qytetarëve ka përfunduar pak çaste më parë.

Sapo ora ka shënuar 13:00, Policia dhe Ushtria kanë filluar që të patrullojnë të gjitha rrugët në vend dhe në kryeqytet për të parë nëse qytetarët u janë bindur urdhërit.

Qytetarët kanë pasur të drejtë për të lëvizur nga shtëpia që në orën 05:00 të mëngjesit deri më 13:00 të pasdites. Të gjithë ata që kapen duke lëvizur jashtë këtij orari do të dënohen me gjobë 10 mijë lekë, deri tek arrestimi i tyre.

Ndërkohë, numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë.

Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll