Aktualitet

‘E hëngrën këta përballë!’/ PAMJET kur dy ambulanca shkojnë në Vlorë për të marrë familjen e infektuar, mjekja: T

23 Mars 2020, 12:24 Nga DOSJA
‘E hëngrën këta përballë!’/ PAMJET kur dy

VLORË– Shënohen të infektuarit e parë me koronavirus në Vlorë. Bëhet fjalë për 4 persona, të së njëjtës familje që janë marrë gjatë natës me ambulance. Dyshohet se gjyshja e moshuar, çifti dhe vajza e tyre janë infektuar nga i biri që kishte ardhur nga Bergamo e Italisë.

Fqinjtë e tyre kanë filmuar momentin kur dy ambulanca kanë ardhur në lagje gjatë natës dhe kanë marrë katër të infektuarit.

“Tërhiqe, tërhiqe, lëre tani!,”-dëgjohet se thotë një prej mjekëve që ka ardhur të shoqërur të infektuarit.


Ndërsa në video gjithashtu dëgjohen edhe komentet e atyre që kanë filmuar pamjet: E hëngën këta përballë. E more vesh ore, me koronavirus tek lagja ime.

Sakaq, numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë.

Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi vlora koronavirusi ne shqiperi vlora

Sondazh

Poll