Politike

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim takim urgjent me Metën në Presidencë, nuk dihen arsyet

23 Mars 2020, 12:12 Nga DOSJA
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim takim urgjent me Metën në

TIRANË- Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e shtetit, Ilir Meta në Presidencë.

E dërguara e Amerikës në Shqipëri, Kim ka shkuar në Presidencë me eskortën e saj, ndërkohë që ende nuk dihen arsyet e takimit të saj me Metën.

Dyshohet se ka të bëjë lidhur me situatën e koronavirusit në vend, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë ajo dha lajmin se SHBA është zotuar se do të japë 100 milionë dollarë për të ndihmuar Shqipërinë dhe vendet e tjera të të prekura nga COVID-19.

Ndërkohë numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë.

Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta takimi kim-meta yuri kim ilir meta takimi kim-meta yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 23 Mars 2020, 08:03

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ofruar ngushëllimet për dy familjet që humbën të afërmit e tyre nga koronavirusi. Me anë të një pos...

Politike 23 Mars 2020, 06:29

Tiranë- COVID-19 tashmë është përhapur në shumë qytete të Shqipërisë.  Kryeministri Edi Rama është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe shpreshherë bën thirrje që...