Politike

REUTERS: BE mund të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë, ‘zbutet’ Holanda e Franca

23 Mars 2020, 11:27 Nga DOSJA
REUTERS: BE mund të hapë negociatat me Shqipërinë dhe

BRUKSEL– Bashkimi Europian mund të hapë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo për shkak të një projektvendimi të ndërmarrë nga 27 shtetet anëtare të bllokut. Sipas agjensisë “Reuters”, nëse projektvendimi miratohet do t’i hapej dera për perspektiva të reja të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kishin humbur shpresa që vitin e shkuar, pasi Franca dhe Holanda treguan skepticizëm në lidhje punën që dy vendet kishin bërë për të luftar korrupsionin dhe demokracinë e vendet e tyre.

Parisi dhe Haga lehtësuan kushtet e tyre muajin e kaluar dhe shanset për anëtarsim janë shtuar edhe pse vendet po përballen me krizën e koronavirusit. Megjithatë kjo konsiderohet si një mesazh i Brukselit lidhur me vendosmërinë që vendet e Ballkanit të anëtarësohen.

“Unë nuk mendoj se me çfarë po ndodh (koronavirusi) do të ndryshojë vendimin e vendeve anëtare,“- tha shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell.

Borrell tha se kishte telefonuar edhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç për të siguruar se vendi i tij do të ndihmohej për të tejkaluar situatën e koronavirusit. Deklaratë që vjen pasi në një konferencë për shtyp, Vuçiç me tone të ashpra u shpreh se Serbia kishte blerë gjithçka që i duhej në Kinë pasi BE nuk ishte gjendur pranë popullit të tij.

I vetmi shtet që nuk kishte përfaqësues në mbledhjen e zhvilluar para fundjavës ishte Greqia, e cila si kushte për të dhënë “PO-në” e saj për Shqipërinë ka respektimin e të drejtave të pakicave greke në Shqipëri.

Nëse asnjë vend nuk kundërshton, vendimi pritet të miratohet zyrtarisht nga 27 ministrat e vendeve anëtare në mes të javës – megjithatë mbledhja mund të shtyhet për shkak të situatës me koronavirusin. Udhëheqësit e BE-së dhe ata të Ballkanit do të mbajnë një samit në Zagreb përgjatë muajit maj, si një shenjë mbështetjeje për vendet e rajonit gjithmonë nëse nuk shtyhet nga pandemia e koronavirusit.

Marrë dhe përkthyer nga Reuters.com

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike celja e negociatave me be 2020 integrimi i shqiperise ne be celja e negociatave me be 2020 integrimi i shqiperise ne be

Sondazh

Poll

Politike 23 Mars 2020, 08:03

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ofruar ngushëllimet për dy familjet që humbën të afërmit e tyre nga koronavirusi. Me anë të një pos...

Politike 23 Mars 2020, 06:29

Tiranë- COVID-19 tashmë është përhapur në shumë qytete të Shqipërisë.  Kryeministri Edi Rama është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe shpreshherë bën thirrje që...