Politike

Koronavirusi/ Shtyhen për në qershor opinionet e Komisionit të Venecias, pezull paketa për mediat dhe Kushtetuesja

23 Mars 2020, 12:04 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Shtyhen për në qershor opinionet e Komisionit të

TIRANË- Situata me koronavirusin në Europë dhe botë ka ‘ngrirë’ edhe politikën. Për shkak të koronavirusit, Komisioni i Venecias ka vendosur për të shtyrë deri në qershor dy opinionet që janë kërkuar për Shqipërinë.

Për në qershor është shtyrë opinioni për ligjin për Mediat Audiovizive dhe ai për Gjykatën Kushtetuese.

“Shqipëria: Një projekt opinion për projektligjin për ndryshimet në ligjin për Shërbimin e Mediave Audiovizive dhe një Projekt Opinioni për Emërimin e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese,”-shkruhet në njoftimin zyrtar.

Sipas Komisionit të Venecias, data 13 mars ishte afati për autoritetet që të dorëzojnë komentet e tyre përfundimtare për çështjen e emërimit të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese. 

Në vendin tonë, numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë.

Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike komisioni i venecias koronavirusi ne vend paketa anti shpifje komisioni i venecias koronavirusi ne vend paketa anti shpifje

Sondazh

Poll

Politike 23 Mars 2020, 08:03

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ofruar ngushëllimet për dy familjet që humbën të afërmit e tyre nga koronavirusi. Me anë të një pos...

Politike 23 Mars 2020, 06:29

Tiranë- COVID-19 tashmë është përhapur në shumë qytete të Shqipërisë.  Kryeministri Edi Rama është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe shpreshherë bën thirrje që...