Politike

23 Mars 2020, 06:29 Nga DOSJA

Tiranë- COVID-19 tashmë është përhapur në shumë qytete të Shqipërisë.  Kryeministri Edi Rama është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe shpreshherë bën thirrje që qytetarët të vetëzilohen në banesa dhe nuk heziton në asnjë moment që të replikojë dhe me komentuesit. Një qytetar i ka shkruar kryeministrit në Facebook,  se e ka “gjetur” ilaçin që shëron njerëzit nga sëmundjet infektive, përfshirë këtu dhe koronavirusin.  Por nuk ka munguar një reagim  i Ramës, i cili i përgjigjet me ironi, duke i thënë që projektin ta nisi me e-mail në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, se në vendin tonë nuk ka institucion shkencor hapur.

Komentet: 

Qytetari: Nesër është e hënë, dita e parë e javës. Ju lutem a mund të na thoni se në cilin institucion shtetëror duhet ta dorëzoj projektin për zbulimin  e substancës së aftë, për të shëruar sëmundjet virale, përfshi këtu dhe koronavirusin? 

Rama: Atë nise me email në Shtëpinë e Bardhë, se nuk ka institucion shkencor hapur këtu? 

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 3. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Nga sot dhe në ditët në vijim,  orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll