TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ofruar ngushëllimet për dy familjet që humbën të afërmit e tyre nga koronavirusi. Me anë të një postimin në rrjetet e saj sociale, Manastirliu përfitoi edhe për të bërë një apel për të gjithë qytetarët.
Në postimin e saj, ministrja i kërkoi qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të mos të infektohen nga pandemia që ka pushtuar botën.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të pacientit, që humbi jetën sot në Spitalin Infektiv. Mjekët tanë bënë të pamundurën në këtë luftë për jetën, por komplikacionet e shkaktuara nga një seri sëmundjesh e bënë të pamundur mbajtjen në jetë të pacientit 71-vjeçar. Çdo jetë e humbur në këto ditë, veç dhimbjes që shkakton për familjarët dhe për ne, duhet të shërbejë si një thirrje për të gjithë: Rrini në shtëpi, mos i jepni mundësinë ketij virusi të infektojë dhe të rrezikojë jetën e të shtrenjtëve tanë!,”-shkruan ministrja.
POSTIMI I PLOTË:
Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 3. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Nga sot dhe në ditët në vijim, orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
‘Numri i të prekurve do rritet këtë javë’, Rama-qytetarëve: Mbani fëmijët e pleqtë brenda, rrini në radhë e mos kr
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e përhapjes së COVID-19, ku shkruan se numri i të prekurve është rritur, por gjithçka është bren...
‘Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore’, Basha duhet një plan masash kundër COVID-19: Të mbyllen call cen
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkon nga qeveria që të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore. Në një reagim në mediat sociale, Basha ...
Nisma e solidaritetit kundër COVID-19, në 180 radio këndohet njëkohësisht himni i Liverpool: Ti nuk do jesh kurrë vetëm
TIRANË- Koronavirusi është tashmë në problem global dhe solidariteti është i madh. Por sot ka ndodnjur një fushatë solidariteti, ku në 30 vende të botës k...
Masat kufizuese, Pampuri thirrje qeverisë: Farmacitë të lejohen të hapura, ofrojnë shërbim jetik për qytetarët
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ka reaguar sot për masat kufizuese të vendosura nga qeveria ku shprehet se i mbeshtet, pasi pe...
PD reagon pas ndryshimit të Buxhetit 2020: Është i paqartë, nuk prek lekët e oligarkëve e fut në borxh shqiptarët
TIRANË- Partia Demokratike me anë të ish-deputetes Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të Aktit Normativ, që ndryshon buxhetin e vitit 2020. Në një rea...
Isa Mustafa po e rimendon koalicionin me LVV: Gabim që i mbështeta, bëjnë propagandë si në regjimet diktatoriale
KOSOVË- Lideri i LDK-së, Isa Mustafa mesa duket është penduar për koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.Me anë të një statusi në Facebook, Mustafa shkruan s...
Probleme me orarin e lëvizjes/ Rama sqaron qytetarët: Ata që prodhojnë e transportojnë ushqim, s’kanë kufizime
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë se cilat janë kategoritë që lejohen të qarkullojnë gjatë gjithë kohës. Me anë të një statusi në...
Dy gafa në 24 orë, ngatërron Spanjën me Algjerinë dhe Kukësin me Bulqizën. Karantina apo zyra e shtypit, kush është pë
U bë dita e dytë që Kryeministri po ngatërrohet, duke na bërë lëmsh të gjithëve. Dje na zuri frika për të dalë kur pamë se si sillej policia në Spanjë me ata që...
Shpërndarja e ndihmave, acarohet Rama: Ku e patë show-in more iu martë e mira, rrini në shtëpi, mos na turpëroni!
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar sërish një video-mesazh për të gjithë qytetarët duke i kërkuar që të respektojnë nesër oraret e lëvizjes dhe të ...