Me duartrokitje nga maxhoranca, betohen tre deputetët e rinj të LSI-së (Video)
21 Mars 2019, 09:20Nga DOSJA
TIRANË- Betohen tre deputetët e rinj të LSI-së, të cilët pranuan mandatin pas djegies së tyre nga opozita.
Me fjalën “betohem” dhe me duartrokitje nga deputetët e maxhorancës, janë shpallur deputet: Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Koçiraj.
Deri më tani ka shkuar në 96 numri i përfaqësuesve të popullit në Kuvend, nga të cilët 79 deputetë janë të maxhorancës dhe pjesa tjetër është e opozitës.
Që prej 21 shkurtit, deputetët e opozitës kanë firmosur djegien e mandateve dhe parlamenti ka ngelur vetëm me mazhorancë. Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka përjashtuar zgjedhjet e parakohshme, dhe ka ofruar vetëm dialog për opozitën. Vendet e mandateve të djegura janë zënë nga kandidatët e tjerë të listave shumëemërore për deputetë.
(k.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka dërguar një letër Elisabeta Imerajt, drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, në të cilën e konsideronte si të panevoj...
TIRANË- Protesta e opozitës para Kuvendit ditën e sotme pritet që të jetë më e tkurrur në numra ndyshe nga herët e tjera. Mësohet se në protestën e sotme P...
TIRANË– Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, ka komentuar videon, ku shfaqej me eurodeputetin Knut Fleckenstein,...
TIRANË- Deputetja e përjashtuar e PD-së, Rudina Hajdari do të jetë sot e pranishme në Kuvend. Teksa futej brenda Hajdari dha një prononcim për “Ora News” d...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Mysim Murrizi, në një postim në Facebook ka ironizuar deklaratat e politikanëve shqiptarë të cilët shprehen se janë...
GJERMANI- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në Gjermani ka zhvilluar një takim me kryetaren e re të CDU-së Annegret Kramp-Karrenbau...
GREQI- Ministri i Jashtëm i Greqisë, George Katrougalos, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me homologun e tij turk Mevlut Cavusoglu, në Bruksel, në përfundim...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama si duket ka mjaftueshëm besim tek zëvendësi i tij, Erion Braçe, i cili erdhi në vend të Senida Mesit, me ndryshimet që...
TIRANË- Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, shprehet se opozita dhe revolta popullore nuk do të lejojnë zgjedhje lokale...
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka reaguar lidhur me Kongresin e Partisë Socialiste, që pritet të zhvillohet më 23 Mars, në orën 11:00,...