Bota

Koronavirusi nuk vret vetëm të moshuarit, një 18-vjeçare në Angli bëhet viktima më e re e këtij virusi

22 Mars 2020, 21:43 Nga DOSJA
Koronavirusi nuk vret vetëm të moshuarit, një 18-vjeçare

ANGLI- Një 18-vjeçare është bërë viktima me moshën më të re që humb jetën nga koronavirusi. E reja që ka humbur jetën jetonte në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas asaj që kanë publikuar autoritetet, konfirmojnë se një 18-vjeçare ka vdekur nga COVID-19.

Ajo ishte një nga 37 personat që kanë vdekur në Britani që nga e shtuna duke sjellë numrin e përgjithshëm të viktimave në Angli, në 257.

Ministria e Shëndetësisë në Angli bëri me dije se 37 personat e moshës midis 18 dhe 102 të cilët vdiqën në Angli pasi rezultuan pozitivë ne testin e koronavirusit, kishin dhe sëmundje të tjera.

Në rang global kanë humbur jetën deri më tani më shumë se 13 mijë persona dhe të infektuar janë rreth 300 mijë të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Europë, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 5476 persona, ndërsa numri i të infektuarve nuk po njeh limit duke arritur shifrën e 59138 personave.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne angli viktima me e re ne angli koronavirusi ne angli viktima me e re ne angli

Sondazh

Poll