Bota

‘Kisha temperature dhe kollë’, Placido Domingo rezulton i prekur nga koronavirusi pas bërjes së testit

22 Mars 2020, 20:57 Nga DOSJA
‘Kisha temperature dhe kollë’, Placido Domingo rezulton i

SPANJË- Tenori me famë botërore Placido Domingo ka njoftuar se ai është diagnostikuar me COVID-19, pas analizës që ka bërë. Ishte vetë tenori në një mesazh në Facebook, që njofton fansat e tij se është prekur nga koronavirusi.

Artisti i madh spanjoll tha se e ndjente ‘detyrim moral’ që të ndante këtë lajm me publikun dhe shtoi se së bashku me familjen e tij po qëndron në izolim. Ai shton se kishte temperaturë dhe kollë dhe më pas vendosi që të bënte testin e koronavirusit.

Tenori u kërkon të gjithë njerëzve që të ndjekin rregullat e vendosura nga autoritetet. “Ju përgjërohem që të jeni shumë të kujdesshëm, të ndiqni rregullat bazike, siç janë larja e shpeshtë e duarve, qëndrimi larg njëri-tjetrit 2 metra dhe qëndrimi në shtëpi mbi të gjitha”, shkruan Domino.

Në rang global kanë humbur jetën deri më tani më shumë se 13 mijë persona dhe të infektuar janë rreth 300 mijë të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Europë, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 5476 persona, ndërsa numri i të infektuarve nuk po njeh limit duke arritur shifrën e 59138 personave.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje placido domingo tenori me koronavirus koronavirusi ne spanje placido domingo tenori me koronavirus

Sondazh

Poll