Bota

Tragjike në Itali, shkon në 17 numri i mjekëve të vdekur nga COVID-19

22 Mars 2020, 21:05 Nga DOSJA
Tragjike në Itali, shkon në 17 numri i mjekëve të vdekur nga

ITALI- Italia është vendi më i prekur nga koronavirusi. Vetëm sot numri i të vdekurve ishte 651, ku mes tyre pati dhe dy mjek. Sipas mediave vendase sot kanë humbur jetën dhe dy mjeke në Bergamo dhe Napoli duke e cuar shifrën totale në 17, një bilanc të tmerrshëm për bluzat e bardha.

Nga ana tjetër  lajm i mirë është se nga hëna do shpërndahen qindra mijera pajisje mjekësore për të gjithë stafin në spitale. Po ashtu sot numri i vdekjeve dhe rasteve të reja është ulur në krahasim me një ditë më parë.

Në rang global kanë humbur jetën deri më tani më shumë se 13 mijë persona dhe të infektuar janë rreth 300 mijë të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Europë, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 5476 persona, ndërsa numri i të infektuarve nuk po njeh limit duke arritur shifrën e 59138 personave.

(A.B. Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne itali mjeket ne itali koronavirusi ne itali mjeket ne itali

Sondazh

Poll