Bota

Kaos në burgjet e Kolumbisë, të burgosurit kërkojnë të arratisen, deri tani 23 të vdekur

22 Mars 2020, 18:29 Nga DOSJA
Kaos në burgjet e Kolumbisë, të burgosurit kërkojnë

KOLUMBI- Kaos në burgjet e Kolumbisë. Mediat vendase raportojnë se të burgosurit kanë nisur një revoltë, ku deri tani flitet për 23 të vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur.

#NoticiaW II A esta hora se registra un motín en la cárcel modelo de Bogotá >> https://t.co/AMNglsACd7 pic.twitter.com/tZmWfCAAhZ

— W Radio Colombia (@WRadioColombia) March 22, 2020

Instituti Kombëtar i Ndëshkimeve dhe Burgjeve, shprehet se në të gjithë vendin kanë nisur protesta. Ndërkohë sipas Ministrisë së Drejtësisë, është penguar një përpjekje masive për t’u arratisur, pasi shprehen se mund të jenë të prekur nga COVID-19. Por ministria shprehet se deri tani asnjë i burgosur nuk është i infektuar.

Gjatë tentativës për arratisje ka pasur të shtëna me armë dhe trazira të shumta. Burgjet e mbipopulluara të Kolumbisë kanë qenë prej kohësh vatër për krimin e organizuar, me luftë të dhunshme të pushtetit midis të burgosurve dhe rojave me raste. Në fillim të këtij muaji, qeveria ndaloi vizitorët në burgje në përpjekje për të izoluar të burgosurit nga koronavirus.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota burgjet ne kolumbi koronavirusi ne kolumbi trazira ne kolumbi burgjet ne kolumbi koronavirusi ne kolumbi trazira ne kolumbi

Sondazh

Poll