Bota

375 viktima në 24 orët e fundit, në Spanjë numri totoal i të vdekurve shkon në 1756

22 Mars 2020, 17:11 Nga DOSJA
375 viktima në 24 orët e fundit, në Spanjë numri totoal

SPANJË– Spanja po përballet me njësituatë të vështirë të koronavirusit, ku nurmit i viktimave është rritur ndjeshëm në 24 orët e fundit. Sipas mediave të huaja 375  persona kanë humbur jetën ditën e sotme, duke bërë kështu që Spanja të jetë vendi i dytë në Europë për numrin më të lartë të personave të infektuar me koronavirus dhe viktimave që kanë humbur luftën me COVID-19.

Sipas të dhënave më të fundit nga autoritetet shëndetësore në Spanjë, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën375  persona.

Në të  gjithë territoin e Spanjës numri i viktimave ka shkuar në 1756. Gjithashtu, janë konfirmuar 3 107 duke e çuar numrin total të të sëmurëve në  28603. Nga ana tjetër, autoritetet shëndetësore spanjolle thonë se janë shëruar 2575 pacientë.

Spanja ka ndaluar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve. Të gjithë janë udhëzuar që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre. Autoritetet e shëndetësisë në Spanjë thonë se situata ende nuk ka arritur kulmin dhe pritet rritje më e madhe e personave të infektuar.

Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 12,944 persona dhe të infektuar janë rreth 300 mijë të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Europë, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 5476 persona, ndërsa numri i të infektuarve nuk po njeh limit duke arritur shifrën e 59138 personave.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje koronavirusi ne spanje

Sondazh

Poll