Bota

“Reporter i tmerrshëm!” Presidenti Trump përplaset me gazetarin për situatën e koronavirusit: T’iu vijë turp

22 Mars 2020, 16:28 Nga DOSJA
“Reporter i tmerrshëm!” Presidenti Trump përplaset me

Presidenti amerikan Donald Trump është pëplasur keq me gazetarët gjatë konferencës së tij të përditshme, ku edhe ka folur mbi gjendjen aktuale të koronavirusit në vend.

Por Trump i cili njihet për “zënkat” e tij qeveritarë edhe reporterë nuk është menduar dy herë për ta quajtur korrespondentin e “NBC Neës”, Peter Alexander një “reporter të tmerrshëm”.

Sigurisht që grupi i  madh i gazetarëve të tjerë mbështetën deh mbrojtën kolegun e tyre duke e fokusuar më tepër konferencën tek marrëdhëniet jo të mira me presidentin, ndërkohë që COVID-19 është bërë një pandemi globale që po vret me mijëra njerëz.

Përplasja nisi kur gazetari Alexander e pyeti Presidentin  nëse “impulsi i tij për t’i dhënë gjërave një frymë pozitive” mund t’u krijojë në fakt amerikanëve shpresa të rreme, ndërkohë që ata shpresojnën të gjejnë zgjidhje.

 “Le të shohim se çfarë do të ndodhë, nuk kemi asgjë për të humbur.”-iu përgjigj Trump.

 “Po çfarë keni për t`ju thënë amerikanëve që janë të frikësuar.”-vazhdoi gazetari.

Menjëherë Presidenti u tensionua dhe u përgjigj:  Unë them se ju jeni një reporter i tmerrshëm, ja çfarë them. T’iu vijë turp nga vetja.

Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 12,944 persona dhe të infektuar janë rreth 300 mijë të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Europë, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 4,825 persona, ndërsa numri i të infektuarve nuk po njeh limit duke arritur shifrën e 42.681 personave.

Burimi: itv.com 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba peter alexander presidenti trump koronavirusi ne shba peter alexander presidenti trump

Sondazh

Poll