Bota

Kryeministri australian: SHBA burimi kryesor i rasteve të reja të infektimit nga virusi në vend

22 Mars 2020, 16:13 Nga DOSJA
Kryeministri australian: SHBA burimi kryesor i rasteve të reja të

AUSTRALI– Rritja e shpejtë e rasteve të reja të koronavirusit në Australi ka bërë që qeveria vendase të marrë masa të forta në përpjekje të largimit të COVID-19.

Sipas mediave të huaja numri i të infektuarve të konfirmuar me koronavirusi në Australi ka shkuar në 1073. Ndërkohë ekspertët dhe vetë qeveria australiane kanë deklaruar se kulmi nuk ka ardhur ende.

Mediat vendase bëjnë me dije se qeveria e kryeministrit Scott Morrison parashikon se kjo epidemi mund të vrasë deri në 150 mijë njeërz.

Kryeministri Scott Morrison u shpreh në një intervistë të premten për radion 2GB se 80 % e rasteve të reja të infektimit në Australi janë nga jashtë vendit ose kanë lidhje me njerëzit që janë kthyer nga vende si Italia apo Kina ku  ka shpëthyer masivisht virusi. Ku pjesa më e madhe kanë qenë qytetarë të ktheyr nga ShBA-ja.

“Vendi i cili në të vërtetë ka qenë përgjegjës për një sasi të madhe të këtyre (rasteve koronavirus) në të vërtetë kanë qenë Shtetet e Bashkuara.”–  tha kryeministri, duke i atribuar sasisë së madhe të importeve dështimit të SHBA-së për të mos kryer një numër adekuat testesh, të cilat sugjeroi që SHBA mund të ketë shumë më shumë infeksione javët e fundit sesa ishte raportuar vërtet.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë sugjerim që çdo vend, përfshirë Kinë, të ketë bërë ndonjë gjë me qëllim.”-ka thënë Morrison.

Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 12,944 persona dhe të infektuar janë rreth 300 mijë të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Europë, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 4,825 persona, ndërsa numri i të infektuarve nuk po njeh limit duke arritur shifrën e 42.681 personave.

Burimi: chinaplus

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne australi scott morrison shba koronavirusi ne australi scott morrison shba

Sondazh

Poll