Bota

Tetovari në Gjermani solidarizohet me të infektuarit nga COVID-19, sëbashku me ekipin e tij shpërndan ushqime për gjermanë

22 Mars 2020, 15:33 Nga DOSJA
Tetovari në Gjermani solidarizohet me të infektuarit nga COVID-19,

GJERMANI– Një qytetar nga Tetova i cili jeton dhe punon në Gjermani, Armin Sadiki, njëkohësisht pronar i disa lokaleve në Potsdam, ka organizuar një aksion humanitar në rrethinë, në kohën e krizës së infektimit të mundshëm nga koronavirusi.

Teksa rreziku i këtij virusi vdekjeprurës është bërë global, Sadiki vendosi që të gjithë qytetarët e kësaj rrethine, në një distancë prej dhjetë kilometrash t’i shërbejë me produkte ushqimore qytetarët, duke ua dërguar ato falas nëpër shtëpitë e tyre, duke nisur si fillim me një ndihmë prej të paktën njëzet euro.

Gjithashtu ekipi i tij është i gatshëm t’u shërbejë falas edhe të rrezikuarëve nga virusi ku mësë shumti janë të moshuarit.

Duke qenë se të moshuarit e kanë  të vështirë dhe të ndaluar të dalin të bëjnë blerjen e ushqimeve, ata do t’ua dërgojnë gati nëpër shtëpi. Sadiki është një shembull tipik i humanizmit shqiptar dhe i  mikpritjes tetovare.

Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 12,944 persona dhe të infektuar janë rreth 300 mijë të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Europë, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 4,825 persona, ndërsa numri i të infektuarve nuk po njeh limit duke arritur shifrën e 42.681 personave.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora armin sadiki koronavirusi ne gjermani armin sadiki koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll