Bota

Bilanc tragjik dhe sot në Itali, 651 viktima në 24 orët e fundit. Shkon në 5476 numri i të vdekurve nga COVID-19

22 Mars 2020, 17:13 Nga DOSJA

ITALI– Ditën e sotme Italia ka shënuar 651  viktima duke e çuar numrin total e  të vdekurve në 5476 . Ndërkohë  nga raportimi i fundit i autoriteteve vendase  është mësuar se numri  i  të infektuarëve ka shkuar në 59138.

Të  infektuar janë rregjistruar rreth 5560 në të gjithë  territorin e Italisë. Ndërsa krahasuar me ditën e djehsme  numri i viktimave është ulur nga 793 në 651.

Italia prej ditësh ka parë një rritje të ndjeshme të numrit të viktimave. Për dy ditë u rregjistruan mbi 400 të vdekur, të premten ishin 627 viktima ndërsa dje u shënuar edhe numri i frikshëm 793.

Këto shifra të larta që po shënohen çdo ditë   kanë  bërë që italia  t’ia kalojë edhe Kinës për nga numri i të vdekurve nga koronavirusi.

Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 12,944 persona dhe të infektuar janë rreth 300 mijë të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Europë, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 5476 persona, ndërsa numri i të infektuarve nuk po njeh limit duke arritur shifrën e 59138 personave.

Burimi:  corriere.it

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali rritet bilanci i viktimave ne itali koronavirusi ne itali rritet bilanci i viktimave ne itali

Sondazh

Poll