Bota

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

22 Mars 2020, 16:40 Nga DOSJA
Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Maqedoninë e

MAQEDONI E VERIUT- Në  Maqedinë e Veriut menjëherë pas Kosovës, është shënuar viktima e parë nga koronavirusi .

Lajmi është është bërë me dije nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili u shpreh se viktima është një 57-vjeçare nga Kumanova.

Ndër të tjera ministri tha se 57-vjeçarja rezultoi pozitive me koronavirus, pas vdekjes.

“Kemi rastin e parë të vdekjes nga koronavirusi. Është diagnostifikuar pas vdekjes mbrëmë vonë në Kumanovë. Bëhet fjalë për grua të moshës 57 vjeçe. Sa i përket pranimit dhe tretmanit, dua të them që kolegët kanë vepruar në bazë të protokollit. Me kohë janë bërë dy teste, që të dy testet kanë treguar rezultat negativ, ajo është trajtuar në izolim. Periudha e izolimit ka ndodhur javën e kaluar. Është marrë bris edhe pasi është konstatuar vdekja dhe ka rezultuar pozitiv”, tha Venko Filipçe.

Gjithashtu ministri tha që dhe djali 33- vjeçar i viktimës është dërguar në spital 3 ditë më parë, ndërsa sot gjendet në shërbimin infektiv pasi shfaqi komplikacione.

Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 12,944 persona dhe të infektuar janë rreth 300 mijë të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Europë, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 4,825 persona, ndërsa numri i të infektuarve nuk po njeh limit duke arritur shifrën e 42.681 personave.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut viktima nga covid-19 ne maqedoni koronavirusi ne maqedonine e veriut viktima nga covid-19 ne maqedoni

Sondazh

Poll