Bota

Washington Post: Inteligjenca amerikane e paralajmëroi Trump në janar, kur ai tha se SHBA nuk kërcënohet nga koronavirusi

22 Mars 2020, 15:20 Nga DOSJA
Washington Post: Inteligjenca amerikane e paralajmëroi Trump në janar,

SHBA-Presidenti Donald Trump injoroi raportet nga agjensitë e inteligjencës amerikane duke filluar nga janari që paralajmëruan për shkallën dhe intensitetin e shpërthimit të koronavirusit në Kinë, raportoi të premten Washington Post.

Duke përmendur zyrtarët amerikanë të njohur me raportet dhe paralajmërimet e agjencive,  raportohet se agjencitë e inteligjencës përshkruan natyrën dhe përhapjen globale të virusit dhe nënvlerësimin e dukshëm të Kinës për ashpërsinë e tij, si dhe nevojën e mundshme për masa qeveritare për t’i bërë ballë virusit.
Ndërsa Trump vendosi të largojë ose thjesht të mos adresojë seriozitetin e tyre.

“Donald Trump mund të mos e ketë pritur këtë, por shumë njerëz të tjerë në qeveri ishin ata që  thjesht nuk mund ta detyrojnë atë të bëjë asgjë në lidhje me të.“- tha zyrtari për Post.

 

Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 12,944 persona dhe të infektuar janë rreth 300 mijë të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Europë, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 4,825 persona, ndërsa numri i të infektuarve nuk po njeh limit duke arritur shifrën e 42.681 personave.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne shba donald trump koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 22 Mars 2020, 12:51

ITALI– Në  mes të këtij  kaosi që është krijuar nga koronavirusi, sidomos në Itali, mjekët atje kanë  treguar se pavarësisht lodhjes së  madhe  dhe orëve  të gj...