Bota

Po ‘pushton’ botën/ 3 arsyet pse COVID-19 arriti të jetë kaq i suksesshëm

22 Mars 2020, 14:28 Nga DOSJA
Po ‘pushton’ botën/ 3 arsyet pse COVID-19 arriti të

TIRANË– Përmes një artikulli në revistën e njohur ‘The Atlantic’, shkruhen tri arsye që tregojnë pse virusi është përhapur në mënyrë të frikshme.

Së pari ka të bëjë me formën e virusit. Prandaj deh quhet korona, pra në formën e kurorës, sepse janë si një toptha me disa kunja mbi të.

“Struktura e virusit është në formën e një topthi me disa thumba. Këto thumba identifikojnë dhe më pas ngjiten te një proteinë e quajtur ACE2, e cila gjendet në sipërfaqen e qelizave tona. Ky është hapi i parë i një infeksioni. Konturet e sakta të koronavirusit të ri lejojnë që ai të ngjitet shumë më fort në ACE2 se koronaviruset e tjera, dhe ka të ngjarë që kjo është arsyeja themelore e transmetimit nga një person te tjetri”.

Së dyti lidhet me formën e virusit, pasi shumica e viruseve respiratorë janë të prirur të infektojnë ose rrugët e sipërme, ose rrugët e poshtme ajrore.

Zakonisht një infeksion i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes përhapet shumë lehtë, megjithatë mund të jetë edhe në i lehtë butë, por një infeksion i rrugëve të poshtme të frymëmarrjes është më i vështirë për t’u transmetuar, por më i rëndë.

Ky virus që ka mposhtur botën duket se infekton si rrugët e sipërme edhe ato të poshtme ajrore sepse mund të përdorë një furinë shumë të fuqishme.

Arsyeja e tretë ka të bëjë me lehtësinë e trasferimit, me kalimin nga kafshët te njeriu.

“Virusi i ri duket shumë efektiv në infektimin e njerëzve, pavarësisht origjinës shtazore. Një i afërm i tij është gjetur te lakuriqët, çka sugjeron se ka kaluar te njerëzit duke përdorur një specie tjetër.Koronaviruset klasikë duan ca kohë derisa të pësojnë mutacion dhe të ngjiten mirë te ACE2. Por ky koronavirus mund ta bëjë këtë që nga dita e parë. Ai e ka gjetur menjëherë mënyrën për të hyrë te njerëzit”.

Së fundmi arsyeja e tretë është ajo që nxit kaq shumë teori konspirative se COVID-19  mund të jetë krjuar nga vetë ekspertët në laborator.

Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 12,944 persona dhe të infektuar janë rreth 300 mijë të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Europë, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 4,825 persona, ndërsa numri i të infektuarve nuk po njeh limit duke arritur shifrën e 42.681 personave.

Burimi: theatlantic.com

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote perhapja e koronavirusit koronavirusi ne bote perhapja e koronavirusit

Sondazh

Poll

Bota 22 Mars 2020, 12:51

ITALI– Në  mes të këtij  kaosi që është krijuar nga koronavirusi, sidomos në Itali, mjekët atje kanë  treguar se pavarësisht lodhjes së  madhe  dhe orëve  të gj...