Koronavirusi në Spanjë/ Kryeministri Sanchez: Më e keqja akoma nuk ka ardhur, deri më 12 prill vendi i izoluar
22 Mars 2020, 14:06Nga DOSJA
SPANJË– Koronavirusi vazhdon të shkatërrojë Spanjën, me numrin i vdekjeve rritet nga dita në ditë ku në rang kombëtar janë shënuar 1,720 njerëz ët vdekur, ndërsa 28.572 raste janë konfirmuar në të gjithë vendin.
Gjithsej 394 vdekje të reja dhe 2,646 raste të konfirmuara u raportuan në 24 orët e fundit. Numrat e rinj sugjerojnë se Spanja është bërë vendi më i goditur nga virusi sesa Irani, ku numri i fundit zyrtar i vdekjeve është 1.556 dhe numri i rasteve të konfirmuara është 20.610.
Rritja e shpejtë e nurmit të vdekje sugjeron që Spanja, ashtu si Italia, së shpejti do ta tejkalojë Kinën përsa i përket viktimave.
Kryeministri Spanjoll Pedro Sanchez paralajmëroi se numri i infeksioneve do të rritet në ditët në vijim. Ndërkohë ai ka thënë se masat do të jenë në fuqi deri në 12 prill, duke anuluar edhe celebrimet e javës së shenjtë
“Më e keqja është akoma s’ka ardhur, dhe po shtyn kapacitetet tona në kufi,” tha ai.
Bllokimi në Spanjë e bën të paligjshëm largimin nga shtëpia për qëllime jo thelbësore. Të dalësh për shëtitje ose vrap nuk lejohet askund në vend.
“Më e keqja do të duhet të vijë. Java e ardhshme do të jetë shumë e vështirë, duhet të fitojmë kohë, po vjen një valë që do të çojë në limit gjithë kapacitetet tona morale dhe materiale”.-u shpreh Sanchez.
Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 12,944 persona dhe të infektuar janë rreth 300 mijë të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Europë, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 4,825 persona, ndërsa numri i të infektuarve nuk po njeh limit duke arritur shifrën e 42.681 personave.
BERLIN – Kancelarja gjermane Angela Merkel planifikon të zhvillojë një tele konferencë me 16 qeveritarë të Gjermanisë ditën e sotme për të diskutuar nëse janë t...
AMERIKË- Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka aprovuar një test të ri për koronavirusin që mund të nxjerrë rezultatin në 45 minuta.Të pre...
Bota22 Mars 2020, 12:51
ITALI– Në mes të këtij kaosi që është krijuar nga koronavirusi, sidomos në Itali, mjekët atje kanë treguar se pavarësisht lodhjes së madhe dhe orëve të gj...
“Njerëzit që bëjnë blerje kaq të mëdha duhet të kuptojnë se po i bëjnë gjërat shumë të vështira për ato familje me më pak burime”. Situata është aq e pasigurt s...
ZAGREB– Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.3 riter në Kroaci ka tronditur vendin, ku për pasojë humbi jetën në spital edhe një 15-vjeçar që ka ndërruar j...
ITALI– Teksa ka jetuar vetëm për pjesën më të madhe të jetës së tij ai bën një pasqyrim të siyuatës së vështirëqë po ndodh në botë, ku shumë vende janë izolua...
KROACI- Tifozët e Dinamos së Zagrebit, “Bad Blue Boys”, dolën në rrugët e Zagrebit për të ndihmuar atje ku ishte më e nevojshme.Pasi u larguan nga Spitali Klini...
SHBA– Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësja e tij e cila njoftoi publikisht lajmin e mirë mbrëmjen e së shtunës.“Kënaqësi që po raportoj që rezultatet e testi...