Bota

Spanja ngre spitalin më të madh në Europë, me 5500 shtretër për pacientët me koronavirus

22 Mars 2020, 15:01 Nga DOSJA

SPANJË– Ky është spitali më i madh i këtij lloji në gjithë Europë, ku mund të shtrohen rreth  5500 pacientë me koronavirus.

Ushtarët ndihmuan në lëvizjen e 200 pacientëve pak para mesnatës nga spitalet e zonës në qendrën e konferencës IFEMA, ku janë ngritur 1.300 shtretër spitalor, tha qeveria rajonale e Madridit në një deklaratë.

Spitali i improvizuar do të marrë gjithsej mbi 300 pacientë me koronavirus këtë fundjavë, tha drejtori i objektit, Antonio Zapatero, në një intervistë për gazetën e përditshme El Mundo.

Spitali në terren do të ketë 5,500 shtretër pasi të plotësohet plotësisht, përfshirë 500 prej tyre do të kenë njësi të kujdesit intensiv.

Në Spanjë deri tani janë 1700 viktima nga koronavirusi, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar mbi 28 mijë. Me këtë bilanc Spanja është vendi më i goditur në Europë pas Italisë.

Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 12,944 persona dhe të infektuar janë rreth 300 mijë të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Europë, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 4,825 persona, ndërsa numri i të infektuarve nuk po njeh limit duke arritur shifrën e 42.681 personave.

Burimi:  thelocal.es

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota europe koronavirusi ne spanje spitali me 5500 shtreter europe koronavirusi ne spanje spitali me 5500 shtreter

Sondazh

Poll

Bota 22 Mars 2020, 12:51

ITALI– Në  mes të këtij  kaosi që është krijuar nga koronavirusi, sidomos në Itali, mjekët atje kanë  treguar se pavarësisht lodhjes së  madhe  dhe orëve  të gj...