Bota

Dhuna ndaj gazetari Buzhala, ministrja e LVV: Të hetohet nga Policia, sulm i papranueshëm

22 Mars 2020, 15:00 Nga DOSJA
Dhuna ndaj gazetari Buzhala, ministrja e LVV: Të hetohet nga Policia, sulm

TIRANË- Ministjra e Drjetësisë të Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar pas denocnimit të dhunës nga gazetari Berat Buzhala, i cili akuzon Lëvizjen Vetëvendosje se u sulmua prej saj. Sot Haxhiu shkruan se Policia duhet të gjej fajtorët dhe të hetohet rasti, por nuk pranon akuzat që ka bërë gazetari se është sulmuar nga anëtarë të LVV-së. Ministrja shton se Gazetari nuk ka treguar emrat e agresorëve, por shprhet se zona ka kamera dhe mund të zbulohet shumë shpejt e vërteta.

Tentim sulmi ndaj një gazetari është i papranueshëm, por edhe i dënueshëm prandaj ftoj Policinë të merret me këtë sa më parë. Në anën tjetër akuzat e shpifjet dhe tendenca për të njollosur një subjekt politik po ashtu është e papranueshme dhe e dënueshme.

Të akuzosh dy vagabondë të “Lëvizjes” kinse kanë tentuar ta sulmojnë gazetarin Buzhala, është serioze si deklaratë ndaj një subjekti politik, por shumë lehtë edhe shpifje. Gazetari Buzhala as nuk përmendi emra të atyre dy vagabondëve dhe as emrin e asaj vajzës. Zona që ka përmendur gazetari Buzhala, është e mbuluar me kamera. I mbetet policisë që të merret me këtë.

Liria e shprehjes është e drejtë themelore në kuadër të drejtave të njeriut. Këtë s’mund ta mohoj askush dhe duhet ta ruajmë si vlerë. Ndërkaq akuza e mbrëmshme ndaj Lëvizjes ngjasonte sikur akuzat e eksponentëve të PDK para disa viteve ndaj nesh”, shkruan Albulena Haxhiu.

Gazetari Berat Buzhala është shprehur dje se disa anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dashur ta sulmojnë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Buzhala shkruante se u paralajmërua nga një vajzë që i ka dëgjuar ata (sulmuesit) duke folur, ndërkohë që ai kishte qenë brenda.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albulena haxhiu berat buzhala lëvizja vetëvendosje sulmohet berat buzhala albulena haxhiu berat buzhala lëvizja vetëvendosje sulmohet berat buzhala

Sondazh

Poll

Bota 22 Mars 2020, 12:51

ITALI– Në  mes të këtij  kaosi që është krijuar nga koronavirusi, sidomos në Itali, mjekët atje kanë  treguar se pavarësisht lodhjes së  madhe  dhe orëve  të gj...