Bota

“Jo vetëm kollë e ethe.” Eksperti britanik tregon simptomat e reja të koronavirusit: Humbja e shijes dhe e nuhatj

22 Mars 2020, 14:38 Nga DOSJA
“Jo vetëm kollë e ethe.” Eksperti britanik tregon

BRITANI E MADHE– Shoqata Britanike e Otorinolaringologjisë thotë se pacientët asimpomatikë, që do të thotë se çdo  persona që nuk ka ethe ose kollë, mund të shfaqin humbje simptoma të tjera si mungesë të nuhatjes ose shijes, që tregojnë se janë prekur nga koronavirusi.

“Dëshmi nga vendet e tjera që pika e hyrjes për koronavirusin është shpesh në zonat e syve, hundës dhe fytit.Ne kemi identifikuar gjithashtu një simptomë të re, humbja e ndjenjës së erës dhe shijes, që mund të nënkuptojë që njerëzit pa simptoma të tjera, por vetëm me humbjen e kësaj sensi mund të duhet të izolohen përsëri për të zvogëluar përhapjen e virusit.”– ka thënë Dr.Nirmal Kumar.

Gjithashtu udhëzimet aktuale të Shëndetit Publik në Britani deklarojnë se temperatura e lartë ose kolla e vazhdueshme janë simptomat e vetme ku një person duhet të vetizolim për të parandaluar përhapjen e virusit.

Ndërkohë  mësohet se studimet e reja të Dr. Kumar vijnë pasi dy mjekë të spitaleve në Britani u infektuan nga koronavirusi, pa shfaqur asnjë simptomë si ethe dhe kollë.

Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 12,944 persona dhe të infektuar janë rreth 300 mijë të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Europë, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 4,825 persona, ndërsa numri i të infektuarve nuk po njeh limit duke arritur shifrën e 42.681 personave.

Burimi:news.sky.com

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne britani nirmal kumar koronavirusi ne britani nirmal kumar

Sondazh

Poll

Bota 22 Mars 2020, 12:51

ITALI– Në  mes të këtij  kaosi që është krijuar nga koronavirusi, sidomos në Itali, mjekët atje kanë  treguar se pavarësisht lodhjes së  madhe  dhe orëve  të gj...