Bota

22 Mars 2020, 12:51 Nga DOSJA

ITALI– Në  mes të këtij  kaosi që është krijuar nga koronavirusi, sidomos në Itali, mjekët atje kanë  treguar se pavarësisht lodhjes së  madhe  dhe orëve  të gjata në punë, kanë gjetur edhe momentin  për t’u argëtuar.

Përmes një video  të bërë virale shihet që përmes disa veglave muzikore Shoqata e Mjekëve Shkencorë ka realizuar një këngë nga e cila synojnë të inkurajojnë qytetarët për të qëndruar në shtëpi, gjithashtu edhe të frymëzojnë punonjësit sanitarë dhe vullnetarë të ndryshëm që po punojnë në këto ditë të vështira.

“Në një botë që tashmë ngjall frikë ne do të ndihmojmë, e di apo jo? E gjithë kjo do të kalojë dhe më pas do të qeshësh, e ne do t’ia dalim dhe ti do ta shohësh. Por tani rri në shtëpi dhe dil vetëm për të blerë ushqime, nesër një ditë e re do të vij. E fluturon shpresa e njerëzve, e zgjodha të jem më i kujdesuri. Të bashkuar nga dashuria, nga dashuria e vërtetë. Në një botë që më pas do rilind dhe do të rifitojmë lirinë.”- dëgjohet të thonë ato.

Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 12,944 persona dhe të infektuar janë rreth 300 mijë të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Europë, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 4,825 persona, ndërsa numri i të infektuarve nuk po njeh limit duke arritur shifrën e 42.681 personave.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll