Sport

Serie A e infektuar: legjenda e Milanit dhe i biri dalin pozitivë me koronavirus

21 Mars 2020, 19:57 Nga DOSJA
Serie A e infektuar: legjenda e Milanit dhe i biri dalin pozitivë me

Milani është zyrtarisht klubi i radhës që preket nga Coronavirus! Pas Juventusit, Veronës, Sampdorias dhe Fiorentinës, tashmë edhe në klubin kuqezi konfirmohen 2 rastet e para.

Bëhet fjalë për babë dhe bir. Legjenda Paolo Maldini, drejtor teknik i klubit, si dhe djali i tij Daniele Maldini kanë rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.

Kujtojmë që Daniele është grumbulluar thuajse në çdo ndeshje nga Pioli, ku këtë sezon edhe ka debutuar për herë të parë me fanllën kuqezi. Milan njoftoi lajmin me anë të një komunikate urgjente.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus maldini milan coronavirus maldini milan

Sondazh

Poll