Art&Argëtim

Bebe Rexha arrin suksesin e radhës, këtë herë jo në muzikë

6 Shkurt 2019, 14:52 Nga DOSJA
Bebe Rexha arrin suksesin e radhës, këtë herë jo në

Filmi i animuar për fëmijë, ‘Ugly Dolls” që pritet të dalë në kinema në maj 2019. Filmi flet për industrinë më të madhe të prodhimit të kukullave perfekte për fëmijët në çdo cep të botës, por çfarë ndodh me kukullat që nuk janë perfekte?

Ato të gjitha grumbullohen në një vend, ku ëndrrat për një botë më të madhe dhe të bukur janë të shumta. Historia e Moxy-t (dubluar nga Kelly Clarkson), një kukull pellushi e cila jeton me miqtë e saj që nuk janë perfekt. Aventura e vërtetë nis me udhëtimin e tyre drejt ‘Qytetit të përsosmërisë’.

Ata takohen me Lou-n (dubluar nga Nick Jonas), i cili i rekruton dhe i trajton kukullat që të bëhen të përsosura me shpresën se fëmijët do t’i marrin për të luajtur. Këngëtarja me origjinë shqiptare do të jetë dublante një prej personazheve në një film, së bashku me Kelly Clarkson, Nick Jonas, Wanda Sykes, Gabriel Iglesias, Pitbull, Wang Leehom, Blake Shelton Emma Roberts etj.

L.K/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

showbiz showbiz #beberexha #uglydolls #animation2019 #beberexha #uglydolls #animation2019

Sondazh

Poll