Art&Argëtim

Nis përgatitjet për Eurovizion, Jonida Maliqi: Do të këndoj shqip

6 Shkurt 2019, 12:37 Nga DOSJA
Nis përgatitjet për Eurovizion, Jonida Maliqi: Do të këndoj

Në festivalin e këngës europiane, Eurovizion 2019, i cili do të mbahet në Tel Aviv, vendi ynë do të përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi, e cila do të konkurojë me këngën e saj ‘Ktheju tokës’.

Jonida Maliqi ditën e djeshme ishte e ftuar në emisionin ‘TempOra’, ku ka folur për detajet e fundit nga Eurovisioni dhe përfaqësimi i saj me këngën ‘Ktheju tokës’. Ajo ka theksuar se do të jap më të mirën e saj në këtë performancë, pasi kjo mundësi do të thotë shumë për të.

“Do jem e vetme në skenë, sigurisht me back vokalet. Nuk do kem performancë me koreografi. Po punojmë shumë për pjesën vizuale, grafike. Do e këndoj shqip, nuk do ndryshoj asgjë përveç disa parametrave që i kërkon ‘Eurosong’. Të hënën nisemi në Suedi për të realizuar audion dhe ‘mastermix-in’ e këngës. Jam shumë entuziaste”, – ka rrëfyer në emision këngëtarja.

L.K/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

showbiz showbiz #eurovizion2019 #jonidamaliqi #kthejutokes #eurovizion2019 #jonidamaliqi #kthejutokes

Sondazh

Poll