Art&Argëtim

Akuzohej për abuzime seksuale, publikohet për herë të parë dëshmia që ka dhënë Michael Jackson

6 Shkurt 2019, 14:19 Nga DOSJA
Akuzohej për abuzime seksuale, publikohet për herë të

Një video gati 10 minuta e gjatë, e datës 1 mars 1996, tregon imazhin e qartë të mbretit të pop-it dhe reagimin e tij ndaj pyetjeve të prokurorit. Megjithatë, duket qartë nervozizmi që mban brenda, i cili herë pas here, është i pamundur të fshihet.

Me veshjen karakteristike, një xhaketë të zezë dhe me kapelën tipike tëtij, 37-vjeçari, në atë kohë refuzoi me përbuzje akuzat e bëra në adresë të tij për racizëm. Pas procesit 6-mujor nëpër gjykata, Michael Jackson u shpall i pafajshëm në mars të vitit 1997, për akuzën e pedofilisë.

Njerëzit kanë gënjyer për mua. Jam një amerikan me ngjyrë, jam krenar dhe jam i nderuar për këtë”, – ka thënë Michael në dëshminëe tij të publikuar pak orë më parë.

I pyetur për marrëdhënien me fëmijët, legjenda e popit citoi Jezusin duke thënë: “Jezusi tha se duhet t’i duam fëmijët dhe të jemi si fëmijë, të rinj, të pafajshëm, të pastër dhe të ndershëm. Ai gjithmonë u kujdes për të qenë i rrethuar nga fëmijët dhe kështu mësova të bëj edhe unë derisa u rrita”.

Burimi: Daily Mail

L.K/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

showbiz showbiz #michael jackson #deshmia ndaj pedofilise #mars1996 #michael jackson #deshmia ndaj pedofilise #mars1996

Sondazh

Poll